Sport

Ademi e uron Dritën: Ky sukses e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon FC Dritën për arritjen historike në UEFA Conference League.
Ai vlerëson punën e palodhshme të stafit teknik, investimet e drejtuesve dhe karakterin e futbollistëve, duke theksuar:

“Ky sukses i Dritës e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare.”

Ademi përgëzon gjithashtu futbollistët, stafin dhe drejtuesit e klubit si dhe KF Shkëndijën e Tetovës për kualifikimin e tyre në “play-off”, duke theksuar se sukseset e klubeve shqiptare në Evropë sjellin krenari për të gjithë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button