LajmeNdërkombëtare

Gjermania përfundon misionin e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë tha të martën se ushtarët e Task Forcës së saj të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore kishin përfunduar misionin e tyre në Poloni.

Siç raporton Reuters, ashtu siç ishte planifikuar e sistemet e saj Patriot ishin zhvendosur përsëri në Gjermani.

“Edhe pasi sistemet Patriot të jenë zhvendosur, Gjermania do të vazhdojë të japë kontribute të shumta për mbrojtjen e krahut lindor të territorit të aleancës (NATO) dhe partnerëve tanë”, tha ministria në një deklaratë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button