Lajme

Kontrolle të detajuara, çfarë po ndodh në kufirin me Maqedoninë e Veriut: Qytetarëve iu rekomandohet mosekspozimi i simboleve të UÇK-së

Sot në Shkup, me fillim nga ora 13:00, do të mbahet protesta e radhës kundër gjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protestë në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 20 mijë qytetarë.

Tashmë disa nga ta veçse janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut, ku lëvizjet e qytetarëve në kufi janë parë qysh në orët e para të ditës së sotme.

Ndonëse, siç merr vesh GazetaDemos nga vendi i ngjarjes, përkundër lëvizjeve, nuk ka pritje në pikat kufitare.

Megjithatë, nuk janë duke munguar kontrollet e detajuara.

Momentalisht, policët kufitar janë shqiptarë, teksa deri në orën 10:00, nuk ka pasur kufitar serbë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se qytetarëve që janë nisur për në Shkup, iu është rekomanduar që mos t’i ekspozojnë simbolet e UÇK-së nëpër pikat kufitare.

Deri më tani, situata është e qetë, ashtu siç është paralajmëruar të jetë edhe protesta.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button