Lajme
Deklaratat e Sami Kurteshit, veterani i UÇK-së proteston para KQZ-së: Ta mbrojmë luftën nga mohuesit e saj
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku sot ka protestuar para KQZ-së, pas deklaratave të anëtarit të këtij institucioni, Sami Kurteshi.
Pllaniku deklaroi se kjo protestë vjen në mbrojtje të KQZ-së nga, siç i quan ai “mohuesit e luftës, dhunuesit, dezertorët e bashkëpunëtorët e Serbisë”.
“Duhet të organizohemi dhe ta mbrojmë KQZ-në nga dhunuesit përmes protestave. Duhet ta mbrojmë luftën dhe UÇK-në nga mohuesit e luftës, dezertorët dhe bashkëpunëtoret e Serbisë me të cilët Kurti e ka qëndisur Kosovën”, tha ai.
“Kurteshi një frikacak ordiner dhe Krasniqi një arrogant mujshar janë shndërruar në penguesit më të mdhenjë të KQZ-së, ku kërcënojnë gra dhe punëtorë në emër të pushtetit zaptues të Albin Kurtit”, shtoi ndër tjera ai.