Dolce e ndan një çift? Çka po ndodh në Grande Fratello – banorja e BBVK trazon ujrat
Hyrja e banorës së Big Brother VIP Kosova 4, Dolces në Grande Fratello të Italisë ka trazuar ujrat e lojës, ndonëse pothuajse çdo gjë është disa hapa larg finales së madhe.
Produksioni i Grande Fratellos, të mërkurën i dha Dolces një mundësi që të zgjidhte tre persona me të cilët do të kalonte një darkë romantike.
Ajo zgjodhi tre emra; Donatellën, Jonasin si dhe Omerin.
E zgjedhje e këtij të fundit ka acaruar tejë mase të dashurën e tij, Rashan, e cila u shpreh e pakënaqur me reagimin e Omerit se si reagoi ndaj ftesës së Dolces.
Pas darkës, Omeri i kërkoi shpjegim Rashas përse e njëjta ishte acaruar për një darkë që nuk e kishte zgjedh ai, teksa Rasha u shpreh se nuk e kishte tek darka por tek mënyra e reagimit të tij.
Që na ai moment dyshja patën tensione, madje patën edhe momente kur nuk flisnin me njëri – tjetrin, teksa akoma marrëdhënia e tyre është e paqartë.
Gjatë darkës, Dolce u tregua komunikuese me tre personat që i zgjodhi, teksa ua mësoi edhe nga një fjalë në shqip.