Lajme

Mehmetaj publikon foto: Dejona Mihali ka polic privat, IPK e di dhe nuk guxon të ndërmarrë masa

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka deklaruar së fundmi se Dejona Mihali e VV-së, ka polic privat që kujdeset për sigurinë e saj.

I njëjti ka publikuar një fotografi ku shihet Mihaili teksa shoqërohet nga një pjesëtare e Policisë, Marigona Beadini, emrin e të cilës e ka bërë publike.

“Ne foto eshte Dejona Mihaili dhe Marigona Beadini, police e Njesise Speciale Operative te Policise se Kosoves. Beadini, jashte cdo rregulli, eshte caktuar per t’u kujdesur per sigurine fizike te Dejona Mihailit”.

Mehmetaj teksa kujton se Mihaili s’ka pozicion zyrtar që të ketë privilegje të tilla, deklaron gjithashtu se IPK-ja është në dijeni të kësaj shkeljeje, dhe se të njëjtit nuk kanë guxim të ndërhyjnë.

“Pra, Dejona ka polic privat. Ne, populli ia japim rrogen, a kete e shfrytezon Dejona. Dejona eshte mbi ne, mbi popullin. Dejona s’eshte zyrtare shteti qe ta kete policine e saj, por ja qe e ka.

E dhimbshmja a e dini ku eshte. Inspektorati Policor i Kosoves e ka vertetuar kete rast, e ka konstatuar shkeljen, po nuk guxon te ndermarre masa. Ehh, ky po qe eshte shtet i kapur. P.S Dejona, mos u tut.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button