Magazina
Nesër i jepet lamtumira e fundit, Shpat Kasapit – varrimi do të bëhet në Tetovë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit artistit të njohur, Shpat Kasapi i cili humbi jetë më 26 nëntor, pas një arresti kardiak.
Trupi i të ndjerit, siç njoftojnë familjarët, është nisur sot nga Italia drejt Tetovës.
Nesër, në ora 12:00, në sallën e Pallatit të Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative.
Pas përfundimit të homazheve, Shpat Kasapi do të përcillet për në banesën e tij të fundit në varrezat e Tetovës.