Lajme

Begaj uron shqiptarët për festën e Çlirimit: Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit.

Begaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi  rëndësinë e sakrificës së popullit dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore.

“Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut.

Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë.

Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen”, shkroi presidenti shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button