Lajme
Deklarata e Lahut për planet e VV-së kundër Ramës, Bajrami: Nuk është me AI, shihni kush ka mashtru
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar deklaratën e ish-asamblistit të Vetëvendosjes, Beqir Lahu, i cili në Asamblenë e sotme përmendet planet e VV-së për bllokimin e punëve të Përparim Ramës.Bajrami ka thënë se kjo video konfirmon se kush ka mashtruar e korruptuar.
Postimi i saj:Qe një video origjinale, e regjistruar sot në Kuvendin e Komunës së Prishtinës:
Shiheni vetë, kush ka mashtru, qysh janë korruptu, shihni qysh kanë blloku. Shihni kush është kundër qytetit, shtetit dhe kush është kundër qytetarëve!Qytetarët me votë kanë me ju largu e burgu i pret të gjithë keqpërdoruesit.
Videoja nuk është montazh as me AI siç bëjnë Vetevendosja!