Lajme

Lëndohen në sy dy punëtorë të Trepçës pas shpërthimit të gomës së kamionit

Gjatë mbrëmjes të së shtunës janë lënduar dy punëtorë të Trepçës në vendin e punës, konkretisht në horizontin e X-të, shkruan GazetaDemos.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxhmenti i “Trepça Sh.A”, të cilë kanë njoftuar se gjendja e tyre është e mirë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 22.11.2025 në ora 20:20 minuta punëtorët Erson Rrustemi dhe Përparim Beqiri janë lënduar në vendin e tyre të punës në horizontin X-të. Incidenti ka ndodhur gjatë fryerjes së gomës së kamionit e cila ka shpërthyer dhe PLUHURI I SAJ u ka shkaktuar lëndime në sy.

Pas incidentit të dy punëtorëve iu është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Trepça Sh.A. me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës dhe është në përgatitje të raportit zyrtar.

Trepça Sh.A. është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar një ambient pune të sigurt, duke ndërmarrë masa parandaluese, duke zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe duke investuar në trajnimin e punëtorëve me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të parandalohen lëndimet në vendin e punës.

Back to top button