Rama: Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, as nuk po kërkojmë lëmoshë, po japim rezultate
Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, i mbajtur sot në Tiranë, mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.
Kryeministri Edi Rama tha se rajoni është gati për BE-në, duke e quajtur Ballkanin “truproja e Europës”.
“Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe… Europa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë… Askush nuk po kërkon nder”, tha Rama, duke theksuar se investimet po e afrojnë Ballkanin me BE-në.
Ai shtoi se procesi i konvergjencës e forcon BE-në.
“Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë… Po ecim me rezultate të arritura… Edhe për sigurinë e Europës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Europës”, tha Rama.