LajmeZgjedhjet 2025

Osmani: Kurrë s’do ta uroj Valon Prebrezën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilave fitues i balotazhit është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Prebreza.

Në një lidhje direkte në Debat Plus, Osmani tha se ndonëse e ka uruar subjektin politik Vetëvendosje, nuk do ta urojë personalisht kundërshtarin e tij politik, Valon Prebrezën, për shkak të mënyrës si ai e ka zhvilluar fushatën.

“Asnjëherë dhe në asnjë rast. Kam uruar VV, por kurrë s’do të uroj Valon Prebrezën. Për shkak ë gjuhës ë ndytë dhe gjithë punës së ndytë që ka bërë gjatë gjitha fushatës. Në të kundërtën do ta uroja me gjithë dëshirë”, ka thënë Osmani

Artikuj të ngjashëm

Back to top button