LajmeZgjedhjet 2025
Sami Lushtaku shihet së bashku me Blerim Kuçin në Suharekë
I pari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është parë sot bashkë me Blerim Kuçin e LDK-së, shkruan Demos.
Sipas fotos që ka siguruar GAZETADEMOS ata shihen në një lokal në Suharekë duke pirë kafe.
Se a ishte ky takim rastësor apo bisedë për ndonjë pazar politik mbetet të shihet ditëve në vijmë.
Ndryshe Ardian Shala i LDK-së sipas votave të KQZ-së ka shkuar në balotazh në Suharekë me Bali Muharremajn e AAK-së.
E PDK në këtë komunë u rendit e katërta ku ka fituar 9.35% të votave.