LajmeZgjedhjet 2025
Radoniqi: Nuk janë evidentuar incidente që mund të cenonin integritetin zgjedhor
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se tashmë procesi zgjedhor ka përfunduar dhe sipas të dhënave të KKZ-ve kanë votuar 39.07% e qytetarëve.
“Procesi ka përfunduar në ora 19:00 nga komunikimet që kem procesi zgjedhor është zhvilluar një proces i qetë dhe i rregullt nuk janë evidentuar incidente që mund të cenonin integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit. Gjatë ditës janë evidentuar disa probleme teknike, por janë adresuar”, tha ai.
Deri në mbyllje të vendvotimeve në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishin votuar 43% të qytetarëve.