LajmeZgjedhjet 2025

Bjeshkët e Junikut e Maja e Gjeravicës marrin pamje mbresëlënëse, Shehu: Do ta bëjë Junikun destinacion të turizmit modern

Në vetëm katër vite, kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu e kthehu një ëndërr të kahmotshme në realitet. Bjeshkët e Junikut me natyrën madhështore dhe Maja e Gjeravicës sot janë të qasshme për të gjithë vendas e të huaj.

Me vizionin e Shehut, u ndërtuan dhe u asfaltuan rrugët deri në pikën më të lartë si dhe u vendos rrjeti i energjisë I cili po vazhdon tutje deri në pikën më të lartë.

U hapën e po vazhdojnë të hapen shtigje për t’u bërë kushtet e nevojshme për turistët.

Sot turistët mund të përjetojnë bukurinë e rrallë të kësaj natyre, të vizitojnë zonat e mbrojtura dhe të shijojnë mikpritjen e Junikut.

Në mandatin e ardhshëm, Shehu premtoi se ky vision do të zgjerohet edhe më shumë.

“Do të vendoset teleferic modern, do të ketë projekte të reja infrastrukturorë dhe investime të tjera që do ta vendosin Junikun në hartën turistike të botës”.

“Unë si kryetar i Junikut në katër vitet e ardhshme, do ta bëjë Junikun destinacion të turizmit modern dhe internacional”, tha Shehu.

Back to top button