Lajme

Operacion policor në disa lokacione: Dyshohet për trafikim droge, krim të organizuar dhe pastrim parash

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka thënë se ky aksion po kryhet nën udhëheqjen e këtij institucioni bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ajo tha se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

“Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione. Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor”, tha për express Luta. 

Back to top button