LajmeZgjedhjet 2025
Përparim Rama merr përkrahje të rëndësishme nga “Plisat”: Me më të mirët, edhe katër vjet përpara

Tifo-grupi “Plisat” i kanë dalur në mbështetje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka pasur një takim me “Plisat” në parkun e Gërmisë.
“Mirëmbrëma Prishtinë, jam këtu në Gërmi, me zemrat e Prishtinës, me zemrat e mia, Plisat, me ma të mirët. A ecim edhe katër përpara. Ju dua” tha Rama në një video në rrjetin social Facebook.
Plisat janë tifo-grupi i vetëm e i fuqishëm në mbështetje të skuadrave të Prishtinës, si dhe nga grupet më të mëdha në Kosovë.