Sport

Babai i Yamalit “shpërthen” pas ceremonisë së Topit të Artë

Përderisa Yamal u tregua shumë i përmbajtur dhe korrekt gjatë ceremonisë dhe pas saj, duke e uruar Ousmane Dembelen për trofeun e Topit të Artë, njëjtë nuk ka reaguar babai i tij.

Babai i Yamalit kishte reaguar me një postim duke thënë që djali i tij është me kilometra larg më i miri në botë, menjëherë pas shpalljes së fituesit të Ballon d’Or.

Në një intervistë të me “El Chiringuito TV”, Mounir Nasraoui e kritikoi ashpër vendimin, duke e quajtur mospjesëmarrjen e të birit nga çmimi kryesor si “dëmin më të madh moral ndaj një qenieje njerëzore”.

“Lamine është lojtari më i mirë në botë me një diferencë të madhe. Ky është dëmi më i madh moral ndaj një qenieje njerëzore”, u shpreh i zemëruar Nasraoui.

Mirëpo Yamal, ndonëse u pa me fytyrë të ngrirë në momentin që Ronaldinho shpalli Dembelen si fitues, ai prapa kamerave është kapur teksa uronte me përqafim francezin.

Back to top button