Shala viziton fermën “FEM Farm”: LDK ka prioritet mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, me theks të veçantë për fermat prodhuese

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar FEM Farm të zotëri Besim Mamaj, një prej bizneseve më të suksesshme në sektorin e shpezëtarisë në Suharekë, shkruan GazetaDemos.
Shala shtoi se LDK ka prioritet mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, me theks të veçantë për fermat prodhuese.
“LDK ka prioritet mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, me theks të veçantë për fermat prodhuese që krijojnë vende pune dhe sigurojnë ushqim cilësor vendor. Do të jem gjithmonë në shërbim të bizneseve që punojnë, prodhojnë dhe kontribuojnë për Suharekën”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Fermat prodhuese janë shtylla e zhvillimit ekonomik lokal
Sot vizitova fermën FEM Farm të zotëri Besim Mamaj, një prej bizneseve më të suksesshme në sektorin e shpezëtarisë në Suharekë. Me prodhimin e zogjve dhe vezëve, kjo fermë është shembull i qartë se si përkushtimi dhe puna e ndershme sjellin rezultate konkrete.
LDK ka prioritet mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, me theks të veçantë për fermat prodhuese që krijojnë vende pune dhe sigurojnë ushqim cilësor vendor.
Do të jem gjithmonë në shërbim të bizneseve që punojnë, prodhojnë dhe kontribuojnë për Suharekën!