LajmeZgjedhjet 2025

Ervin Shabani: Po rrisim angazhimin në terren, po punojmë për fitoren me 13 tetor

Në një mbledhje të rregullt të shtabit zgjedhor, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, diskutoi me ekipin e tij për aktivitetet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm të fushatës.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e shtimit të angazhimit në terren, duke u fokusuar tek problemet reale me të cilat përballen qytetarët dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete nga programi i tij zgjedhor.

I plotë:

Në mbledhjen e rregullt të shtabit zgjedhor, diskutuam për aktivitetet e deritanishme dhe për hapat e ardhshëm të fushatës.

U pajtuam që angazhimi ynë të jetë edhe më i fuqishëm në terren, pranë qytetarëve, me fokus tek problemet reale dhe zgjidhjet konkrete që i ofron programi ynë.

Energjia, përkushtimi dhe besimi që po e shohim çdo ditë nga qytetarët e Gjakovës na jep forcë që të ecim përpara dhe të punojmë pa ndalur për fitoren më 13 tetor.

#ErvinShabaniPDK191

Artikuj të ngjashëm

Back to top button