LajmeZgjedhjet 2025

Vokshi-Nallbani: Qytetarët e Pejës vlerësojnë punën dhe jo fjalët

Kandidatja për kryetare të Pejës nga radhët e PDK-së Arta Vokshi Nallbani, ka prezantuar ofertën e saj për qytetarët e kësaj komune.

Vokshi-Nallbani, deklaroi se qytetarët e Pejës e vlerësojnë punën dhe jo fjalët.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Pejës dhe e kam zhvilluar krejt veprimtarinë. Jo vetëm unë, por krejt familje ime, edhe familjen e bashkëshortit i njeh qyteti i Pejës. Jemi një lokalitet, shoqërohemi dhe dimë po thuajse çdo gjë për njëri -tjetrin”, deklaroi ajo.

“Unë besoj shumë që banorët e komunës së Pejës, janë më të ndershmit, më të qetët dhe më punëtorët në botë edhe kanë me vlerësu shumë mirë, por të njejtën kohë kanë me penalu gjuhën fyese dhe denigruese të kundërkandidatëve të tjerë”, theksoi Vokshi Nallbani në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button