Shabani takohet ne fermerin Ismajli: Në qeverisjen tonë në fokus do jenë fermerët

Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes sot u takua me fermerin Neriman Ismajli nga fshati Godanc.
“Z. Neriman është fermer i qytetit të Shtimes, qytetar e punëtor i zellshëm. Merret me pemë e perime, kryesisht me kultivimin e lakrës e të gjitha perimeve tjera”, deklaroi ai.
I plotë:
Me fermerin Neriman Ismajli nga fshati Godanc u takuam sot, e do të takohemi edhe në vazhdim gjatë mandatit tonë.
Z. Neriman është fermer i qytetit të Shtimes, qytetar e punëtor i zellshëm. Merret me pemë e perime, kryesisht me kultivimin e lakrës e të gjitha perimeve tjera.
A janë kushtet e mira për fermerët e qytetit tonë?
Aspak, sidomos krahasuar me zhvillimin që i bën ky dikaster qytetit tonë, do të duhej të ishte në fokus të qeverisjes. Gjë për të cilën zotohemi se do ta bëjë Lidhja Demokratike e Kosovës!