Shkumbin Demalijaj bashkë me qytetarët e Deçanit: Përkrahje e fuqishme për Iniciativën “Demokracia”

Mbështetja për Iniciativën “Demokracia” po rritet çdo ditë e më shumë në Komunën e Deçanit. Këtë e dëshmoi edhe takimi i mbajtur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, ku morën pjesë dhjetëra qytetarë, përkrahës dhe aktivistë.
Kryetari i Iniciativës “Demokracia”, Shkumbin Demalijaj, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale nga Deçani, u pritën ngrohtësisht nga banorët lokalë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për vizionin dhe programin e kësaj iniciative.
”Vazhdon përkrahja për Iniciativën “Demokracia” në Deçan.
Këtë përkrahje e pamë edhe sonte në takimin që e mbajtëm në qendër të qytetit, bashkë me kandidatët tanë për Asamble Komunale që vijnë nga Deçani.
Ju faleminderit të gjithë qytetarëve të Deçanit për përkrahjen!
#IniciativaDemokracia #Deçan #shkumbindemaliaj”, thuhet në njoftim.