Lajme

Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Busch ka diskutuar për bllokadën institucionale në vend, zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Ai theksoi se Aleanca është e përkushtuar të japë kontribut aktiv për tejkalimin e situatës dhe rikthimin e Kosovës në kursin euro-atlantik.

“Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik’’, shkroi Haradinaj.

Back to top button