Mushkolaj vizion QMF-në në Strellc të Epërm: Do të jetë prioritet i qeverisjes sonë në të gjitha dimensionet

Kandidati për kryetar në Komunën e Deçanit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj ka zhvilluar sot një vizitë në QMF-në e Strellcit të Epërm, shkruan GazetaDemos.
“Strellci i Epërm ishte ndalesa jonë e radhës, mes bisneseve e njerëzve që mbajnë veten e familjet e tyre”, tha Mushkolaj.
Tutje ai potencoi se Strellci do të jetë prioritet i qeverisjes sonë në të gjitha dimensionet.
“Prej investimeve deri të kuadrot të cilat do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës komunal”, shkruan Mushkolaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Strellci i Epërm ishte ndalesa jonë e radhës, mes bisneseve e njerëzve që mbajnë veten e familjet e tyre, vizituam QMF-në dhe stafin e saj të mrekullueshëm që japin shërbime qytetarëve më shumë dedikim.
Strellci do të jetë prioritet i qeverisjes sonë në të gjitha dimensionet, prej investimeve deri të kuadrot të cilat do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës komunal.