Lajme

Begaj takohet me komandantin suprem të NATO-s për Evropën: SHBA, domosdoshmëri për stabilitetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me komandantin e SHBA-së për Evropën, Alexus G. Grynkewich, njëherësh komandant suprem i NATO-s për Evropën.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me SHBA-në dhe si anëtare e NATO-s.

“Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me SHBA-në dhe si anëtare e NATO-s. Shqipëria vlerëson fort se prania e SHBA-së në rajon është domosdoshmëri për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, ka shkruar i pari i vendit

Back to top button