Paul Williams: UÇK ishte strukturë mbi baza rurale, jo me rregulla – Thaçi merrte miratimin e komandantëve

Paul Williams, dëshmitari i dytë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë, është përgjigjur në pyetjen për funksionimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai para trupit gjykues tha se UÇK nuk ka qenë strukturë e organizuar në rregulla, duke shtuar se Hashim Thaçi nuk ka pasur kompetenca të merrte vet vendime, pa miratimin e komandantëve të zonave.
Pasi gjykatësi e pyeti nëse ka ekzistuar një rregullore që e parashihte këtë, kështu u përgjigj Williams.
“Nuk kam qenë në dijeni për rregullore dhe do të isha habitur shumë nëse do të ekzistonte diçka e tillë me shkrim, sepse ka qenë strukturë mbi baza rurale dhe nuk iu ka shkuar në mendje mendoj ky nivel ndërveprimi dhe do të kishte qenë shumë më normative, kulturore më shumë autoritet dhe më pak e bazuar në rregulla”, tha ai.