“Nuk ka pas lëndim”, Arrestimi i nënkryetares së Leposaviqit, Elshani jep detajet

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, është arrestuar dje, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua që kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.
Detaje për arrestimin e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq ka dhënë për “DEMOS”, Veton Elshani,zëvendësdrejtor i stacionit veri.
“Nënkryetarja është intervistu në cilësinë e të dyshimtit më pas është liru, ka pas shtyrje dhe për shkak të shtyrjes rasti është cilësu si sulm, nuk ka pas të lëndim sa kam informata”, tha Elshani.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë me dije se e njëjta është liruar pas intervistimit.
“SULM -Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.