Lajme
Ky është kosovari Edon Kukaj, ushtari i Kosovës po trajnohet nga amerikanët në bazën ushtarake në Gjermani – e mban emblemën e UÇK-së

Njihuni me Edon Kukajn, djalin nga Drenasi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ndodhet në Gjermani, në Bazën Amerikane të Hohenfels-it, si pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtar “Saber Junction 25”.
Në këtë stërvitje, ku forcat e reja ushtarake mësojnë dhe përgatiten për sfida të mëdha, Edoni asnjëherë nuk e largoi nga vetja logon legjendare të UÇK-së, simbolin e krenarisë dhe sakrificës sonë kombëtare.
Edoni është shembulli i gjallë i gjeneratës së re që ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, duke bartur në zemër amanetin e të kaluarës.