Lajme

Bastisje në Dubravë: Parandalohet futja e narkotikëve dhe telefonave nga të dënuarit

Njësitë e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës, në bashkëpunim me njësinë K9, kanë kryer një bastisje të qëllimshme rreth orës 17:00, duke parandaluar një tentativë për kontrabandim brenda institucionit.Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se disa të dënuar, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin substanca të dyshuara narkotike, telefonë dhe suplemente të ndryshme.

Të gjitha materialet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.“Të dënuarit e dyshuar humbin privilegjin e mundësuar nga rendi shtëpiak dhe ndaj tyre do të iniciohen procedura penale”, thuhet në njoftim.

SHKK ka theksuar se mbetet i përkushtuar në zbatimin e masave të rrepta të kontrollit dhe sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo veprimi të kundërligjshëm dhe ruajtjen e rendit, sigurisë dhe disiplinës brenda institucioneve korrektuese.

Back to top button