Fotografi danez: Çdo ditë lufte në Kosovë ishte e tmerrshme

Miqësia në mes familjes Latifi nga Pirana me fotoreporterin Thomas Sjorut lindi në kohë lufte.
Danezi po shkrepte aparatin në varrimin e 9 dëshmorëve në Pagarushë më mars të vitit 1999. Në njërën prej fotografive shihet Hafife Latifi me të birin 3 vjeçar i cili po mbante në dorë portretin e babain të tij dëshmorë
Kjo familje takoi përsëri mikun e tyre Sjorut të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare, ku u promovua libri i danezit “Kosova at war”. Në këtë vepër dokumentohet gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë nëpërmjet fotografive.
E përjetime për kohën e luftës, në këtë organizim ndau edhe autori i librit.
Punën e fotografit, e vlerësoi lartë edhe drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Shala, që ishte bashkëorganizatore e promovimit.
Në shenjë mirënjohjeje e falënderimi, nga instituti Ali Hadri, autorit iu dhuruan dy libra me temë luftën.
Ndërkaq, një tjetër, me tematikë të njëjtë, veç se në fokus femrën, ia dhuroi një autore tjetër.