LajmeZgjedhjet 2025

Shukri Buja premton se do ta kthej lumin Sitnica në krenari të Lipjanit: Qyteti s’rritet veç me ndërtesa

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka njoftuar se në mandatin e tyre, do të fillojnë rregullimin e shtratit të lumit Sitnica.

Buja ka thënë se kjo ndërhyrje do të bëhet në pjesën që shtrihet në anën e majtë të rrugës “Hajredin Bajrami”, aty ku sipas tij sot është një hapësirë e degraduar.

VIDEO

“Do të ndërtojmë shtigje për ecje dhe çiklizëm, do të krijojmë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për relaks dhe gjelbërim – një zonë urbane e re që do t’i japë frymëmarrje qytetit dhe do të afrojë njerëzit me natyrën.

Ky projekt nuk është vetëm rregullim i një shtrati lumi është investim në cilësinë e jetës, në mirëqenie, në kohën e lirë, në qytetin që duam t’ua lëmë brezave të ardhshëm”, tha Buja.

Ai gjithashtu shtoi se vizioni i tyre është një Lipjan i pastër, i gjelbër, me hapësira për familje, për fëmijë, për të rinj e për të moshuar.

“Qyteti nuk rritet vetëm me ndërtesa rritet me kujdes për natyrën, për ambientin dhe për njerëzit.

Lipjani i së nesërmes fillon sot me projekte që prekin jetën tuaj, çdo ditë”, shtoi ai.

Back to top button