Lajme

Vdekja e 20-vjeçarit në Viti, familja thotë se nëse s’ka drejtësi do ta zgjidhin me kanun

Në Viti është marshuar sot në kërkim të drejtësisë për të riun, Auron Ferizi, i cili humbi jetën më 8 shtator pasi u godit nga një veturë.

Babai i të ndjerit bashkë me qytetarë të tjerë kanë protestuar para Stacionit Policor dhe Gjykatës në Viti. Qëllimi i protestës ai ka thënë se është kërkimi i përgjegjësisë nga policia dhe sigurimi i drejtësisë për Auron Ferizin.

Në protestë familjarët deklaruan se nëse s’ka drejtësi do ta zgjidhin me kanun çështjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në afërsi të një parku në Viti.

Përkundër përpjekjeve për trajtim mjekësor, 20-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën. 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button