LajmeZgjedhjet 2025

Xhafer Tahiri: “Lagjja ‘Pandeli Sotiri’ meriton më shumë, do ta riemërtojmë rruga “Erzen Hyseni”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, zhvilloi një takim me banorët dhe bizneset e lagjes ikonike “Pandeli Sotiri”, i shoqëruar edhe nga profesori i njohur i gitarës dhe kandidati për asamble, Altin Tërdevci.

Gjatë vizitës, Tahiri dëgjoi nga afër shqetësimet e qytetarëve për gjendjen e rënduar ekonomike dhe infrastrukturore në lagje.

“Nuk kam nevojë të them asgjë për këtë lagje, sepse ju e shihni vetë çdo ditë: 14 lokale të mbyllura, gati 100 vende pune të shuara, qindra mijëra euro humbje për bizneset dhe asnjë kompensim nga Komuna,” deklaroi ai, duke e cilësuar situatën si rezultat të punëve të pakualifikuara dhe të paplanifikuara mirë nga administrata aktuale.

I plotë:

Në lagjen ikonike “Pandeli Sotiri” të qytetit, bashkë me profesorin e gitarës kandidatin tonë shembullor Altin Tërdevci takuam banorët dhe bizneset aty.

Spo them unë asnjë fjalë për këtë lagje, sepse ju e shihni vet çdo ditë, 14 lokale të mbylluara gati 100 vende pune të shuara, qindra mijëra euro humbje bizneseve aty, 0 kompensime të dëmit nga Komuna, krejt kjo për shkak të punëve jo kualitative, të pa planifikuara mirë të Komunës.

Prezenca e babait te Erzenit ishte fort emocionale.

Në planin tonë për 4 vitet e ardhshme do të komepnsojmë dëmet bizneseve, do të bëjmë rregullim modern urban të kësaj lagje, e rrugën nga ‘Pandeli Sotiri’ do ta riemërtojmë rruga “Erzen Hyseni”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button