Uncategorized

E dhimbshme: Vdes nëna e dëshmorit, Skender Shala

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Miradie Tahiraj Shala, nënës së dëshmorit të kombit, Skender Shala.

Familjen Shala e ka ngushëlluar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shala, miqtë, shokët dhe gjithë farefisin. Humbja e një nëne është dhimbje e madhe, veçanërisht kur ajo ka rritur e edukuar një hero që dha jetën për lirinë e vendit”, ka thënë Lladrovci.

I përjetshëm qoftë kujtimi për nënën Miradie.

Back to top button