BallinaLajme

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Makoc: Viktima kaloi në korsinë e kundërt

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Makoc të Prishtinës, ku ka humbur jetën shoferi i një automjeti dhe janë lënduar tre persona të tjerë.

Viktima është identifikuar si M.K, rreth 49-vjeçar, i cili po drejtonte një automjet të tipit Opel Corsa, që për shkaqe ende të panjohura ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një Range Rover pa targa.

Nga përplasja janë lënduar: L.H., rreth 35-vjeçare, L.H., rreth 8-vjeçar dhe D.H., rreth 4-vjeçar.

Rreth orës 14:00, në Emergjencën e QKUK-së është konstatuar se M.K ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./Sinjali

Back to top button