Magazina
Mozzik i bie pishman tek postim i orës milionëshe, fshin foton tek ATK-ja nga “Instagrami”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditëlindjen e 30-të më 29 shtator.
E me këtë rast ai i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes teksa ndodheJ në Zvicër.
Artisti nga Ferizaj ka blerë një orë të Richard Mille, me kornizë transparente (safir kristal) dhe rrip të bardhë.

Mozzik Foto: Instagram
Sipas një hulumtimi në rrjete sociale, në bazë të modelit, raportohet se kap vlerën e 1.5 milionë eurove.
Në një nga imazhet e këtij postimi, Gramos Aliu (emri i vërtetë), u pa duke pozuar pranë Administratës Tatimore të Kosovës.

Mirëpo duket se artisti i ra “pishman” për foton pranë ATK-së, pasi ajo nuk figuron më në llogarinë e tij në “Instagram”.
foto: