LajmeZgjedhjet 2025
Janjeva i jep përkrahje masive Ahmetit: Qytetarët po rreshtohen drejt zhvillimit

Janjeva i ka dhënë mbështjetje masive programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lipjanin në krye me kandidatin e tyre për zgjedhjet lokale, Imri Ahmetin.
Ahmeti falënderoi banorët e Janjevës për besimin dhe vendosmërinë e tyre, duke theksuar se ky momentum do të shndërrohet në fitore më 113.
“Sonte u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive dhe përkrahjen e fuqishme dëshmuan edhe një herë se programi ynë është për zhvillim dhe i së ardhmes.
Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, tha Ahmeti.

