Lajme

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në vend.

Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rritje të vazhdueshme. Në këtë kontekst, ajo veçoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, ku një rol të veçantë ka pasur edhe mërgata kosovare në Gjermani, e cila përmes investimeve dhe angazhimit të saj përbën një urë të fuqishme lidhëse mes dy popujve.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, përfshirë edhe përkrahjen në rrugën drejt integrimit euroatlantik, si dhe ndihmën përmes projekteve zhvillimore në sektorë të ndryshëm.

Në fund të takimit, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese në detyrat dhe angazhimet e tij të ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button