Uncategorized

Berisha për Muhaxherin: Grindavec e inatçor, humb miliona për interesa personale

Kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka thënë se kjo komunë e ka një kryetar sipas tij grindavec e inatçor që sipas tij për shkak të inateve të tij me njerëz humb edhe miliona, shkruan Gazeta Demos.


Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai ka thënë se ashtu nuk udhëhiqet.


”Kryetari i komunës duhet me qenë gjithëpërfshirës, duhet me kanë i të gjithëve, duhet me i trajtu të gjithë e jo veç një klan të interesave të caktuara të veta personale”, thotë ai.


Tutje ai shton se ne të gjithë bashkë jemi në një periudhë të rëndësishme për komunën e Pejës.
Video e plotë:

Back to top button