
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas supendimit të 4 policëve.
Ai tha se ata u suspenduan pasi që në një grup të mbyllur shoqëror bën shaka me Dimal Bashën.
I plotë:
Çfarë skandali…
Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla.
Qysh more përjashtohen policët specialë?
A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit.
I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?