Lajme
Ilir Ferati u prit nga familja Pepaj, diskutuan për zhvillimin e lagjeve në Istog

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se mbrëmë u mirëprit nga familja e kandidates Liridona Pepaj, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ferati shkruan se gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e lagjeve.
Tutje ai ka falënderuar për mikpritjen e familjes Pepa.
Postimi i tij:
Mbrëmë, familja Pepaj na mirëpriti në shtëpinë e tyre, së bashku me kandidaten tonë, Liridonën.
Diskutimi i afërt dhe i frytshëm që patëm, na dha një vizion të ri për zhvillimin e lagjeve tona duke i hapur rrugë planifikimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌🏼
#LDK113
I juaji,
Iliri