Gani Geci: Dita më e mirë për Kosovën ishte arrestimi i Hashim Thaçit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, e ka cilësuar ditën e arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi si “ditën më të mirë për Republikën e Kosovës”.
Sipas Gecit, Gjykata Speciale ka luajtur një rol vendimtar në parandalimin e ndarjes së Kosovës, për çka ai falënderon posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I plotë:
Të dashur miq,
Tani, faleminderit shumë Hashim Thaçit për formimin e Gjykatës Speciale, dhe po ashtu, faleminderit shumë Gjykatës Speciale që parandalove ndarjen e Republikës së Kosovës.
Edhe një herë:
Ne, populli shqiptar i Republikës së Kosovës, duhet të falënderojmë nga zemra të gjithë ata deputetë që e votuan Gjykatën Speciale.
Nuk duhet assesi t’i shajmë apo t’i urrejmë deputetët e PDK-së dhe të tjerët, sepse ndërin më të madh Republikës së Kosovës ia ka bërë pikërisht kjo Gjykatë Speciale.
Ne, viktimat, edhe mund t’ia falim Hashim Thaçit vrasjet politike për të cilat dyshohet se ishin krime kundër kundërshtarëve politikë dhe ok në rregull, qe edhe po ia falim të gjitha.
Por kumunikaten 59 edhe Kosoven kur jo.
Por ndarjen e Kosovës nuk mund t’ia falim, as ne dhe as ata që e çliruan Republikën e Kosovës pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pikërisht dita më e mirë e Republikës së Kosovës ishte dita e arrestimit të Hashim Thaçit, në kohën kur ai ishte nisur drejt një takimi kokë më vete për ndarjen e Republikës së Kosovës.
Parandalimi i ndarjes së Kosovës ishte një rezultat i jashtëzakonshëm i kësaj Gjykate. Të tjerat janë shumë pak të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme shqiptare që do të vijnë pas 50 apo 100 vitesh.
Ndarjen e Kosovës nuk e ndaloi Albini, që gjuante me gurë nëpër rrugët e Kosovës dhe shante krejt dynjanë, përfshirë edhe Amerikën.
Ndarjen e Kosovës e ndaloi Gjykata Speciale.
Ajo ndaloi marrëveshjen që kishin përgatitur Hashimi dhe Vuçiqi kokë më vete, të ndihmuar nga Baton Haxhiu dhe Edi Rama një marrëveshje që përfshinte ndarjen e Kosovës dhe shpërbërjen e Gjykatës Speciale.
Faleminderit shumë Amerikës:
1. Që e çliroi popullin e Kosovës dhe UÇK-në nga Serbia në vitin 1999.
2. Që e bëri Republikën e Kosovës të pavarur në vitin 2008.
3. Që i futi kriminelët serbë në listën e zezë në vitin 2019.
4. Që e shpëtoi Kosovën nga ndarja në vitin 2020.
5. Që e çliroi Kosovën nga kriminelët shqiptarë.
6. Që i çliroi serbët në veri nga kriminelët serbë.
7. Që ndërpreu bashkëpunimin me një komunist sorrosist si Albin Kurti.
Lutje për Amerikën:
Të lutem Amerikë parandalo Zajednicën e Hashimit dhe “Samoupravljenjen” e Albin , sepse kjo është e keqja e radhës që ia kemi bërë vetes përmes marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2023, si dhe marrëveshjes së Ohrit 2023 të Albinit.
Edhe një lutje për Amerikën:
Amerikë e dashur,
Qëndro përjetë në Bondstill.
Çlirona edhe prej halahulave e rabilalave taliban, se kanë nisur me u shumuar.
Edhe mos ia vini veshin këtij Albin sorrosistit – se ky kurgjë nuk din.
Krejt çfarë bën Amerika në Republikën e Kosovës, unë besoj se fundin e ka me bereqet, sepse ata janë shumë përpara me informata dhe gjithmonë mundohen ta parandalojnë të keqen që mund t’i ndodhë një vendi që vetë e çliruan nga zgjedha 100-vjeçare serbe.
Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe Amerikën.
Zoti e bekoftë popullin shqiptar të Kosovës, Shqipërisë dhe kudo që gjendet.
P.S
Tani si duket ky deshmitari i mbrojtjes z.Rubinë pas perfundimit te mandatit ne Qeverin Amerikane paska qenë i paguar me para te taksapaguseve te Republikës së Kosovës për te lobuar për ndarjen e Kosvës hahahahaahah edhe njiher feminderit Gjyktes speciale per parandalimim e ndrjes se Republikës së Kosovës