Pse Demaçi kundër e Thaçi “pro” Rambujes, Rubin jep detajet

Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit – tha se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin ameirkan, të ushtrisë ameirkane, të NATO-s e të botës – se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”.
Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëvehsjes së Rambujes njihej?
Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët.
Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujen?
Rubin: Po e kisha këtë përshtypje.
Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen/
Rubin: Po.
Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi tia ndërrojë mendjne?
Rubin: Po.
Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit.
Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij, bota e dinte. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Gashit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusoit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.