LajmeNdërkombëtare
Ngjela: Kosova s’mund të prishë raportet me superfuqinë që ia dha pavarësinë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se Kosova nuk mund të lejojë përplasje me ShBA-në, pasi është vendi që e ka ndihmuar më shumë në rrugën drejt shtetësisë.
“Nuk i mundesh të prishesh me superfuqinë që ta ka dhënë pavarësinë”.
Ngjela shtoi se rëndësia e Kosovës në skenën ndërkombëtare është e madhe, duke iu referuar edhe analizave të bëra dekada më parë.
“Katër analistët më të mëdhenj anglez në ’78 deri në ’72 kanë thënë, lufta e tretë botërore shpallet për Kosovën”, tha Ngjela.