Lajme
Rubin kujton takimin e fundit me Thaçin: Biseduam për një marrëveshje paqeje me Serbinë

Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka folur për takimin e tij të fundit me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Ai tha se ky takim ndodhi gjatë vitit 2020.
Gjatë atij takimi, Rubin tregoi se me Thaçin diskutoi mbi një paqe të përhershme me Serbinë.
“Hera e fundit që kam qenë me Thaçin ishte në periudhën 2020, në kërkim të një marrëveshje paqeje me Serbinë, përpara aktakuzës kam punuar me të. Kam biseduar me të, me Thaçin apo ndonjë prej përfaqësuesve të tij formal”.
“Nuk më kujtohet çdo gjë që kemi biseduar, kishte të bënte me paqen e përhershme me Serbinë, kjo ka qenë pika, diçka tjetër mund të ketë qenë anësore”, u shpreh Rubin para trupit gjykues.