Lajme
ZPS e pyet Rubin për bashkëpunëtorët e Thaçit: S’e njoh Behramin, por po më pëlqen fotoja

Në përpjekje për të zbuluar se me cilët bashkëpunëtorë të Thaçit është takuar ndër vite, ZPS ia ka shfaqur James Rubin një fotografi të kohëve të fundit me ish këshilltarin e Thaçit, tashmë deputet Artan Behrami.
Rubin deklaroi se nuk e njeh Behramin dhe se bën shpesh foto me shqiptarët me të cilët përpiqet të jetë i sjellshëm.
“Megjithatë më pëlqen fotoja”, u shpreh Rubin duke qeshur.