Lajme

Rubin vazhdon dëshminë në Speciale, rrëfen se a mori pjesë ai në mbledhjet e UÇK-së

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka nisur vazhdimin e dëshmisë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.

Në fillim të dëshmisë së tij, Rubin ka treguar se nuk ka marrë pjesë çdo herë në takimet e udhëheqësve të UÇK-së, megjithatë tha se mund të ketë qenë pranë siç tha ai, sallës ku mbaheshin mbledhjet.

“Nuk jam i sigurt që nuk kam qenë në atë zonë, por nuk flisja shqip dhe ata mund të kenë biseduar gjëra që nuk i kam kuptuar. Por nuk është se ma kanë ndaluar që të jem prezent në atë dhomë apo sallë ku mbahej takimi. Një sallë e madhe dhe gjërat kanë ndodhur në forma të ndryshme. Është e mundur të kem qenë në afërsi të dhomës ndërkohë që janë diskutuar këto gjëra.

“Unë nuk kam marrë pjesë asnjëherë në mbledhjet e mbyllura”, tha Rubin.

Dëshmia e Rubinit pritet të përfundojë sot.

Back to top button