Vdes shoferi i kamionit në Podujevë: Së pari goditi një veturë në lëvizje, pastaj edhe shtatë vetura të parkuara

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e djeshme në Podujevë.
Siç njofton Policia e Kosovës aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
I vdekur ka mbetur shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.