Lajme

Ismet Beqiri kujton takimin e vitit 91′ me Rubin: Mirënjohje e përhershme për SHBA’në

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka ndarë një fotografi të vitit 1991 nga vizita e James Rubin në Prishtinë, ish-zyrtari amerikan që sot dha dëshmi në mbrojtje të UÇK-së në Hagë.

Beqiri ndau këtë fotografi nga lagjja Vranjevc në Prishtinë, ku shihet James Rubin bashkë me Ismet Beqirin, Sejdi Veselin, Gazmend Pulën dhe Bahtir Cakollin.

“Takim i paharruar me James Rubinin, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në një kohë pune, aktiviteti, kontributi e sakrifice për vendin tonë. Së bashku vizituam lagjen ikonike, lagjen e rezistencës dhe të sakrificës – Vranjevcin, Kodrën e Trimave”, shkroi Beqiri në Facebook.

Në fund, ai tha se është gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e fortë të SHBA-së dhe në veçanti të ish-ndihmës Sekretarit të Shtetit, James Rubin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button